Liban, të paktën 8 të vrarë dhe mijëra të tjerë të plag’osur nga shpërthimi masiv i pajisjeve ‘pager’

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:56

Liban, të paktën 8 të vrarë dhe mijëra të tjerë të plag’osur nga shpërthimi masiv i pajisjeve ‘pager’

Si pasojë e shpërthimit masiv të pajisjeve të komunikimit të njohura si ‘pager’ në mbarë Libanin, të paktën tetë persona janë vrarë, përfshirë një fëmijë, si dhe 2.800 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 200 në gjendje kritike, transmeton Anadolu.

Ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Al-Abiad, si pasojë e shpërthimeve tha se ndër personat e vrarë është edhe një fëmijë, ndërkohë 200 të plagosur mbeten në gjendje kritike për jetën.

Grupi libanez Hezbollah konfirmoi se dy anëtarë të grupit u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në shpërthimin masiv.

“Përafërsisht në orën 15:30, të martën, 17 shtator 2024, disa pajisje ‘pager’ të përdorura nga anëtarë të ndryshëm të njësive dhe institucioneve të Hezbollahut shpërthyen”, njoftoi grupi.

Hezbollah nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën e shpërthimeve apo të dyshuarit e mundshëm pas incidentit.

Më herët, raportet e mediave lokale thanë se pajisjet shpërthyen pas një shkeljeje izraelite të sistemit të komunikimit. Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që zotërojnë pajisje komunikimi ‘pager’ që t’i asgjësojnë ato menjëherë.

Gjithashtu edhe ambasadori iranian në Bejrut, Mojtabi Amani, u plagos në shpërthimin masiv në Bejrut, pas çka u transferua në një spital në Bejrut.

Mojtabi në një postim në llogarinë e tij në platformën sociale X njoftoi se nga shpërthimi është plagosur lehtë edhe gruaja e tij. Dy punonjës të ambasadës gjithashtu u plagosën në shpërthim.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?