Lisandro Martínez kritikon drejtuesit e Manchester Unitedit: “Prisja më shumë investime”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Tetor, 2026 23:28

Lisandro Martínez kritikon drejtuesit e Manchester Unitedit: “Prisja më shumë investime”

Lisandro Martínez ka kritikuar politikën e përforcimeve të Manchester Unitedit, pas humbjes ndaj Atlético Madridit, duke vënë në pikëpyetje edhe përgjegjësinë e drejtuesve të klubit.

Në një intervistë për Amazon, mbrojtësi argjentinas u shpreh se priste më shumë investime gjatë afatit kalimtar të verës, veçanërisht nga drejtori teknik.

“Po, 100 për qind. Prisja më shumë nga drejtori ynë teknik”, deklaroi Martínez, kur u pyet nëse klubi duhej të kishte investuar më shumë për të ndërtuar një skuadër të denjë për Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu theksoi se përgjegjësia nuk duhet t’i faturohet vetëm trajnerit apo lojtarëve, duke nënvizuar se duhen parë edhe fusha të tjera të klubit.

“Mund të vazhdosh ta ndryshosh trajnerin, por çfarë ndodh me sektorët e tjerë? Është e lehtë të fajësosh trajnerin apo lojtarët, por duhet të shohim edhe të tjerët”, përfundoi argjentinasi.

Flaka

30

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Tetor, 2026 23:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
30

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut