Lista e Interit për në Ligën e Kampionëve: Inzaghi përfshin Buchanan, por largon transferimin e verës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 22:48

Lista e Interit për në Ligën e Kampionëve: Inzaghi përfshin Buchanan, por largon transferimin e verës

Mbrojtësi i lënduar Tajon Buchanan është pjesë e skuadrës së Interit në Ligën e Kampionëve, ndërsa Tomas Palacios dhe Joaquin Correa janë lënë jashtë saj.

Kampionët në fuqi të Serie A sapo kanë publikuar skuadrën e tyre për Ligën e Kampionëve 2024-25.

Simone Inzaghi ka përfshirë çuditërisht kanadezin Buchanan, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushës deri në fund të dhjetorit për shkak të një frakture të tibisë.

Inzaghi zgjodhi Buchanan në vend të talentit argjentinas Palacios, i cili iu bashkua Nerazzurrëve në fund të afatit kalimtar të verës.

Udhëtimi i Interit në Ligën e Kampionëve fillon në stadiumin Etihad në Mançester më 18 shtator kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

Do të jetë një ripërsëritje e finales 2022-23, të cilën gjigantët e  Ligës Premier e fituan në Stamboll falë golit të Rodrit.

Në fazën e ligës, Interi do të vizitojë gjithashtu Young Boys, RB Leipzig dhe Sparta Praha dhe do të presë Red Star të Beogradit, Arsenalin, RB Leipzig dhe Monacon.

Lista e Interit për në Ligën e Kampionëve: Yann Sommer; Denzel Dumfries, Stefan de Vrij, Piotr Zielinski, Marko Arnautovic, Marcus Thuram, Lautaro Martinez, Raffaele Di Gennaro, Josep Martinez, Francesco Acerbi, Davide Frattesi, Tajonanrikan, Mkhitaryan, Nicolo Barella, Benjamin Pavard, Carlos Augusto, Yann Bisseck, Federico Dimarco, Matteo Darmian, Alessandro Bastoni, Mehdi Taremi. /Telegrafi/

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 22:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?