Mac Allister i kërkon Liverpoolit të reagojë me vazhdimin e kontratave

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Dhjetor, 2024 19:43

Mac Allister i kërkon Liverpoolit të reagojë me vazhdimin e kontratave

Mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister i ka kërkuar klubit që të arrijë marrëveshje për vazhdimin e kontratës me treshen Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold.

Të tre supe-ryjet po i afrohen të gjithë gjashtë muajve të fundit të kontratave të tyre përkatëse dhe ka pasiguri të konsiderueshme rreth secilit , të cilët do të jenë të lirë të flasin me ekipet brenda disa javësh.

Nga të tre, është Salah ai që e ka vënë Liverpoolin nën presionin më të madh me një sërë komentesh publike duke pranuar “zhgënjimin” e tij që nuk iu ofrohet një zgjatje në këtë pikë të sezonit.

“Unë mendoj se kjo tregon pak se kush është Mo, mentaliteti i tij. Kur e sheh çdo ditë, ai është një person që punon shumë, është i palodhur”.

“Ai është i pari që arrin dhe i fundit që largohet. Gjithmonë i përgatitur për çdo gjë që mund të ndodhë. Ai e tregon atë në fushë dhe ai gjithmonë na ndihmon në momentet vendimtare kur lojtarët e mëdhenj duhen, ai është aty. Kjo na bën të gjithëve të lumtur”.

“Natyrisht që ne duam të ndajmë shumë vite me të, por ky është një vendim personal. Klubi duhet të marrë një vendim dhe ne nuk mund të përfshihemi. Shpresojmë që ata të arrijnë një marrëveshje sepse ne duam që ai dhe Virgil dhe Trent të vazhdojnë me ne”.

“Shpresojmë që të jetë kështu”, ka thënë Mac Allister për ESPN.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Dhjetor, 2024 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?