Man City vs Juventus – Guardiola gati për sfidën e Botërorit të Klubeve!
Tekniku i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur para sfidës kundër Juventusit në Botërorin e Klubeve, duke ndarë këndvështrimin e tij për rivalin italian. Në konferencën për shtyp, trajneri spanjoll ka vlerësuar skuadrën torineze dhe rëndësinë e përballjes.
“Ne jemi përballur tashmë me Juventusin këtë sezon dhe atëherë humbëm në Torino. Por tani ata kanë një trajner të ri. Po flasim për klubin më të shquar në Itali – ndoshta jo në Evropë, por sigurisht më të famshmin në Itali,” u shpreh Guardiola.
Ai theksoi se kjo ndeshje do të jetë vendimtare për pozitën në grup dhe ka pranuar se Juventusi mbetet një kundërshtar i fortë. “Kjo ndeshje do të vendosë se kush përfundon në krye të grupit. Juventusi është një ekip i jashtëzakonshëm në shumë aspekte,” shtoi ai.
Guardiola nuk e fshehu entuziazmin e tij për sfidën e radhës, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për skuadrën e tij. “Pres me padurim përballjen tonë të radhës me ta,” përfundoi trajneri i Manchester Cityt.
Sfida mes Manchester Cityt dhe Juventusit pritet të jetë një përballje e fortë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për të siguruar një pozicion të favorshëm në Botërorin e Klubeve.
Flaka
















