Mbi 40 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:45

Mbi 40 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori

Mbi 40 mijë palestinezë janë vrarë si rezultat i sulmeve ushtarake izraelite në Gaza që nga 7 tetori, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Gazës, raporton “BBC”.

Izraeli nisi sulmin në Gaza pas ofensivës së Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor, ku u vranë rreth 1200 persona e u morën mbi 250 pengje.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës, që drejtohet nga Hamasi, ka thënë se shifra totale e të vdekurve në ofensivën izraelite ka arritur në 40,005 – rreth 1.7 për qind të popullatës totale në Gaza prej 2.3 milionë banorë.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës nuk dallon në shifrat e saja numrin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Mirëpo, ka thënë se shumica e të vdekurve janë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Ndërkohë këtë muaj, ushtria e Izraelit i ka thënë “BBC” se “mbi 15 mijë terroristë janë vrarë gjatë luftës”.

Pos numrit të lartë të të vdekurve, imazhet satelitore tregojnë se afro 60 për qind e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar apo shkatërruar që nga fillimi i luftës.

Në muajt e fundit, qyteti jugor Rafah ka pësuar dëmet më të mëdha.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?