Mbretëria e Bashkuar i jep hua prej 2.8 miliardë dollarësh Ukrainës

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Mars, 2025 23:01

Mbretëria e Bashkuar i jep hua prej 2.8 miliardë dollarësh Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kanë nënshkruan një marrëveshje për të përshpejtuar dhënien e huave prej 2.8 miliardë dollarësh (2.26 miliardë paund) për Ukrainën.

Huaja do të shlyhet me të ardhurat nga asetet sovrane ruse të ngrira, tha kancelarja e Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Reeves.

Marrëveshja është pjesë e “mbështetjes të pandërprerë dhe të vazhdueshme” të Mbretërisë së Bashkuar për popullin ukrainas, shtoi Reeves, raporton CNN.

Ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko, i cili mori pjesë në takimin nëpërmjet një lidhjeje video, tha se Ukraina është “shumë mirënjohëse” për këtë “marrëveshje shumë të nevojshme.”

Huaja është një shtesë ndaj financimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar prej rreth 3.7 miliardë dollarësh (3 miliardë paund) çdo vit për Ukrainën, tha Reeves.

Reeves shtoi se ajo ishte e befasuar nga “mbështetja ndërpartiake” për këtë marrëveshje gjatë kalimit të saj në Parlament.

“Këto para kanë të bëjnë me ndihmën për të siguruar integritetin territorial të Ukrainës,” tha Reeves, duke shtuar se fondet gjithashtu forcojnë “sigurinë dhe ardhmërinë e të gjithë Evropës.” 

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Mars, 2025 23:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?