Me 71 vota Për, u miratuan ndryshimet e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me të cilin shfuqizohen drejtorët ekonomikë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:32

Me 71 vota Për, u miratuan ndryshimet e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me të cilin shfuqizohen drejtorët ekonomikë

Me 71 vota “pro” dhe një “kundër”, deputetët miratuan sot Ligjin për ndryshimin e ligjit për kujdesin shëndetësor, i cili shfuqizon drejtorët ekonomikë. Në seancën e sotme është miratuar edhe Ligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyre, si dhe Ligji për shpalljen e Kanionit të Matkës monument natyre.

Në seancën e sotme janë miratuar disa ligje. Deputetët e kanë miratuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisje lokale, si dhe e miratuan Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urban, me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu, me procedurë të shkurtuar janë miratuar ndryshimet në Ligjin për transportin rrugor, Ligjin për gjahun dhe gjuetinë, si dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për sportin.

Kuvendi në seancë e miratoi edhe llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Deputetët i miratuan propozim ligjet për shpalljen e Kanionit të Matkës monument natyre, për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për park natyror dhe për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyre. U shqyrtua edhe interpretimi autentik i Ligjit për lojërat e fatit, deputetët i votuan, propozi ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, me procedurë të shkurtuar, si dhe disa ratifikime.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?