Zyrtari i BDI-së, Mersel Sadiku, ka reaguar ashpër ndaj politikave të qeverisë aktuale, duke e akuzuar se po rrënon bazat mbi të cilat u arrit paqja pas konfliktit të vitit 2001, shkruan Flaka Media
“Kjo qeveri është duke shkuar kundër gjithçkaje për të cilën ne u morëm vesh dhe iu dha fund konfliktit në vitin 2001”, deklaroi Sadiku.
Ai paralajmëroi se rruga e zgjedhur nga kryeministri Mickoski nuk është e re dhe se edhe politikanë të tjerë, më me ndikim dhe pushtet, kanë provuar por kanë dështuar.
“Rrugën që po ndjek Mickoski e kanë ndjekur edhe shumë politikanë të tjerë, më të mençur dhe me më shumë pushtet se ky, dhe historikisht të gjithë kanë dështuar në qëllimet e tyre. Ne jemi këtu, dhe këtu do të jemi”, theksoi ai.
Sadiku gjithashtu la të kuptohet se opozita shqiptare do të reagojë fuqishëm në muajt në vijim:
“Përgjigjja e parë vjen këtë Tetor, të tjerat me radhë.” Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
21 Gusht, 2025 23:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.