Mesazhi i Huseinit pas zgjedhjeve: Gara përfundoi, Bërvenica është e të gjithëve

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Nëntor, 2026 08:07

Mesazhi i Huseinit pas zgjedhjeve: Gara përfundoi, Bërvenica është e të gjithëve

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka zgjedhur një mesazh pajtues pas përfundimit të garës zgjedhore, duke uruar kundërkandidatin e AKI-së, Arkin Jahijin, për fitoren.

Huseini përmes një postimi ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe i ka dëshiruar sukses Jahijit në drejtimin e komunës, duke theksuar se përfundimi i zgjedhjeve duhet të shënojë edhe fundin e përplasjeve politike.

“Zgjedhjet përfunduan, por Bërvenica mbetet shtëpia jonë e përbashkët. Pas një gare me shumë emocione, qytetarët meritojnë qetësi, bashkëpunim dhe përkushtim, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike”, ka shkruar Huseini.

Urimi merr rëndësi edhe në kontekstin e garës së zhvilluar mes dy kandidatëve, e cila përfundoi me fitoren e Jahijit. Mesazhi i Huseinit shënon një qëndrim publik për pranimin e rezultatit dhe kalimin nga konkurrenca zgjedhore te përgjegjësia institucionale.

Ndërsa beteja për drejtimin e Bërvenicës tashmë ka përfunduar, sfida e re për fituesin mbetet bashkimi i qytetarëve dhe qeverisja e komunës përtej ndarjeve partiake. Gazeta Flaka

8

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Nëntor, 2026 08:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut