Mexhiti: Maqedonia e Veriut duhet ta heq përdorimin e thëngjillit deri në vitin 2050 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 22:20

Mexhiti: Maqedonia e Veriut duhet ta heq përdorimin e thëngjillit deri në vitin 2050 

Maqedonia e Veriut po përgatitet më së voni deri në vitin 2050 ta heq përdorimin e thëngjillit për nevojat e saj energjetike dhe të respektojë afatet e BE-së për tranzicion në burimet e ripërtëritshme të energjisë, tha sot nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në një panel në Uashington.

“Ekonomia e jonë duhet të tranzitojë nga përdorimi i thëngjillit deri në vitin 2050”, deklaroi ai në panelin në kuadër të Konferencës për siguri energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga Këshilli atlantik në Uashington.

Sipas tij, Qeveria po ashtu punon në korridorin e gazit jug-veri për përfundimin e gazsjellësit nga Greqia.

“Ne punojmë me fqinjët tanë Greqinë dhe Serbinë që të mbështetemi në një burim të pavarur alteranativ të energjisë, si gazi”, tha Mexhiti.

Në konferencë u diskutua për tregtinë transatlantike dhe energjinë. Tema kryesore ishin përparimi me vendosjen e burimeve të ripërtërishme të energjisë në BE, për ndërprerjen e ndryshimeve klimatike dhe politikave rreth kësaj, tranzicionin nga derivatet fosile, si derivatet e naftës dhe respektimi i afateve të rregullatorëve për përdorimin e automjeve elektrike dhe hibride në transportin e BE-së.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 22:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?