Mickoski i mjaftojnë tre mandate në krye të VMRO-DPMNE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2025 09:47

Mickoski i mjaftojnë tre mandate në krye të VMRO-DPMNE-së

Hristijan Mickoski, kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, në një intervistë për “360 gradë”, deklaroi qartë se nuk ka ndërmend të kërkojë ndryshime në statutin e partisë që do t’i mundësonin një mandat të katërt në krye të partisë.

Ai theksoi se me shembull personal duhet treguar se çdo funksion ka fundin e vet. Kjo do të thotë se mandati i tij i ardhshëm, nëse rizgjidhet në kongresin në Kavadar, do të jetë i fundit si lider i VMRO-DPMNE-së.

Përveç vendimit për drejtimin e partisë, Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk do të kandidojë për president të shtetit në zgjedhjet e vitit 2029. Ai tha se nuk ka një ambicie të tillë dhe e përjashton këtë skenar nga angazhimi i tij politik në të ardhmen.

“Kam dy djem dhe për mua VMRO-DPMNE-ja është, fjalë për fjalë, si fëmija im i tretë. Por po, ky do të jetë mandati im i fundit si kryetar i VMRO-DPMNE-së, nëse marr mbështetjen e delegatëve. Dhe për sa kohë që unë jam kryetar, sa i përket kufizimit të numrit maksimal të mandateve që mund të ketë një kryetar i VMRO-DPMNE-së, nuk kam ndërmend të mbështes çfarëdo iniciative për ndryshimin e atij neni të Statutit,” tha Mickoski.

Në Kongresin e rregullt zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në Kavadar, pritet miratimi i disa dokumenteve strategjike. Mickoski është kandidati i vetëm për kryetar të partisë në këtë kongres.

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2025 09:47
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë