Morën automjetin e komunës dhe shkuan për të shuar zjarrin, në fund e dogjën automjetin dhe disa u lënduan

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 21:29

Morën automjetin e komunës dhe shkuan për të shuar zjarrin, në fund e dogjën automjetin dhe disa u lënduan

Disa qytetarë të Maqedonisë së Veriut kishin marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në fshatin Bukoviq të Pehçevës, por në fund ata e dogjën automjetin e marrë nga komuna, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua, transmeton Portalb.mk.

“Në RPB në Berovë, ishte raportuar se në fshatin Bukoviq, Pehçevë, ku ishte intervenuar për shuarjen e zjarrit malor, komplet ishte djegur furgoni me tabela të Pehçevës”, raportoi Policia.

Policia sqaroi që ky automjet ishte pronë e Komunës së Pehçevës, e cila ishte dhuruar te qytetarët vullnetarë që kishin marrë pjesë në shuarjen e zjarrit.

“Gjithashtu ishte raportuar se gjatë kohës së shuarjes së zjarreve, pesë vullnetarë kanë thithur tym dhe kanë pësuar lëndime, për çka i është dhënë ndihmë nga Ndihma e Shpejtë Mjekësorë Pehçevë”, sqaroi Policia.

Qendra për Menaxhimin me Kriza ka raportuar që gjatë ditës së djeshme (11 gusht) në ambiente ​​të hapura ka pasur gjithsej 45 zjarre, prej të cilave 10 janë aktualisht aktive, 3 janë nën kontroll dhe 32 janë shuar.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut prej një kohe të gjatë është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha. Për shkak të zjarrit në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize për 30 ditë dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. 

9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 21:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?