Mourinho i pakënaqur me Asencion, Real Madridi hap procedurë disiplinore

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Shtator, 2026 14:22

Mourinho i pakënaqur me Asencion, Real Madridi hap procedurë disiplinore

Real Madrid ka hapur zyrtarisht procedurë disiplinore ndaj mbrojtësit Raúl Asencio, ndërsa klubi do të hetojë rastin dhe, në varësi të rëndësisë së shkeljes, mund të vendosë një gjobë financiare ose një masë tjetër disiplinore.

Çështja vjen pas një rasti të ndodhur në muajin gusht, për të cilin Asencio ishte gjobitur me 14.400 euro dhe i ishte pezulluar patenta e drejtimit për tetë muaj.

Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për situatën, duke theksuar se sjellja e lojtarëve jashtë fushës ndikon edhe në imazhin e klubit.

“Është një profesionist i madh, askush nuk është stërvitur si ai. Por një lojtar i Real Madridit është gjithmonë lojtar i Real Madridit, edhe jashtë fushës. Ajo që bën jashtë saj dëmton imazhin e klubit”, ka deklaruar Mourinho.

“Dua të them se nuk jam i kënaqur”, ka shtuar trajneri madrilen.

Tashmë pritet që Real Madridi të përfundojë procedurën disiplinore dhe më pas të vendosë për masën që do të ndërmarrë ndaj Asencios.

Flaka

273

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Shtator, 2026 14:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut