“Mund të mendoni se jam i çmendur”, Carrick dërgon mesazh të fortë para duelit me Romën
Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka shprehur entuziazmin e tij para ndeshjes së rëndësishme kundër Romës në Ligën e Kampionëve, pavarësisht rezultateve të dobëta të skuadrës.
I pyetur për presionin e madh dhe mundësinë që këto të jenë ndeshjet e fundit të tij në stolin e Unitedit, anglezi u shpreh se mezi pret sfidën e radhës.
“Ju mund të mendoni se jam i çmendur, duke parë rezultatet tona dhe gjithçka që po ndodh, por unë sinqerisht mezi po e pres ndeshjen e nesërme. Çfarëdo që të ndodhë më pas, tani mezi pres të luajmë”, deklaroi Carrick.
Ai gjithashtu hodhi poshtë idenë se i konsideron dy ndeshjet e ardhshme si të fundit në krye të Manchester Unitedit.
“Absolutisht që jo”, u përgjigj trajneri, duke treguar se mbetet i përqendruar te sfida me Romën.
Manchester United po kalon një periudhë shumë të vështirë, me nëntë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha garat, ndërsa përballja me Romën shihet si një mundësi e rëndësishme për të ndryshuar situatën.
Flaka













