Murtezani nga Mali i Zi: BE-ja ta kthejë besimin për integrim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 22:56

Murtezani nga Mali i Zi: BE-ja ta kthejë besimin për integrim

Ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani, është për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Pos takimeve me politikanët e këtij vendi, Murtezani ka marrë pjesë edhe në forumin për integrimin ballkanik.

Duke folur për detyrat e brendshme që duhet t’i kryejë vendi ynë për integrim, i pari i integrimeve ka theksuar edhe nevojën e forcimit të besimit të qytetarëve në Union. Nëse dikur ka pasur entuziazëm për integrimet evropiane, sot ka pakënaqësi për ëndrrën evropiane.

Për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian nuk duhet të shihet si iluzion dhe BE-ja të punojë në mënyrë që Ballkani mos ta humbë interesin, ka potencuar Murtezani.

“Është me interes strategjik që të sigurohet mos humbja e besimit të Ballkanit Perëndimor në projektin evropian, duke përfshirë integrimin e Ballkanit Perëndimor brenda Unionit. Nuk është vetëm çështje e shtrirjes politike, por është imperativ moral, angazhim për paqe, demokraci dhe për të ardhmen e qytetarëve tanë. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të punojë në këtë rrugëtim me përkushtim, por është koha që Unioni Evropian ta rikthejë besimin e qytetarëve dhe të sigurojë se vizioni i Evropës së Bashkuar ka mbetur i gjallë.”, – theksoi ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani.

Bashkëpunimi rajonal dhe aspiratat e përbashkëta kanë qenë në fokus edhe në takimin e Murtezanit me ministrin e Jashtëm malazez, Ervin Ibrahimoviq.

Stabiliteti dhe zhvillimi rajonit është i rëndësishëm dhe kjo arrihet përmes implementimit të reformave, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, është konstatuar në bisedën e ministrit për Eurointegrime me politikanët malazez.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 22:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?