Murtezani takoi Varhejin, biseduan edhe për ndryshimet kushtetuese

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:20

Murtezani takoi Varhejin, biseduan edhe për ndryshimet kushtetuese

Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në takim me Komisarin për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheјi, mëngjesin e sotëm e filloi vizitën e parë të punës në Bruksel.

Bisedat u fokusuan në procesin aktual euro-integrues dhe në hapat që vijojnë për progres të mëtejshëm. Ministri Murtezani theksoi përkushtimin e fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit drejt BE-së, si dhe gatishmërinë e vendit për tu harmonizuar me standardet e Unionit. Komisari Varheji përshëndeti kontributin e Qeverisë në kontekst të përgatitjeve intensive të Planit të Rritjes së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, njëkohësisht duke e potencuar nevojën për të kaluar më shpejt në fazën tjetër – përmbushjen pikë referimeve (benchmark) për çeljen e Klasterit të Parë. Ai theksoi se BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në tejkalimin e sfidave të mbetura në rrugën e saj evropiane, veçanërisht përmes ndihmës teknike dhe financiare për thellimin e reformave institucionale.

Një nga temat kryesore të takimit ishin amendamentet kushtetuese për çka Murtezani informoi se është e nevojshme të krijohet klimë e përshtatshme politike dhe mbështetje publike për këto ndryshime, njëkohësisht theksoi edhe gatishmërinë e Qeverisë për dialog konstruktiv me Bullgarinë.

U shkëmbyen mendime dhe informacione edhe për Planin për Rritje të BE-së për BP, i cili është mekanizëm kryesor për rritjen e investimeve dhe përforcimin e rezistencës ekonomike të vendeve të rajonit. Varheji përshëndeti rolin aktiv të Maqedonisë së Veriut në nismat rajonale dhe harmonizimin e saj me agjendën strategjike të BE-së për 2024-2029, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme evropiane, veçanërisht në sferat që janë kyçe për transformimin e Maqedonisë së Veriut: sundimin e së drejtës, reformat në administratën publike dhe lufta kundër korrupsionit. Murtezani theksoi se është e rëndësishme që këto reforma jo vetëm të zbatohen, por thellë të rrënjosen në rrjedhat e përditshme të shoqërisë.

Lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore, Murtezani përsëri theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt përforcimit dhe thellimit të tyre, duke theksuar se këto marrëdhënie janë fundamentale për stabilitetin rajonal, prosperitetin ekonomik, por edhe për besueshmërinë e Unionit.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?