Musiala refuzon ofertën e parë të Bajernit, kërkon rritje të pagës javore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 20:21

Musiala refuzon ofertën e parë të Bajernit, kërkon rritje të pagës javore

Xhamal Musiala, mesfushori shumë i kërkuar i Bajern Munihut , ka refuzuar ofertën e fundit për kontratën e klubit, duke ndezur spekulime intensive për të ardhmen e tij. Ylli gjerman është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe drejtuesit e Bajernit po mundohen me çdo kusht të vazhdojnë kontratën me të.

Sipas mediave, Musiala po kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës, rreth 300.000 euro në javë për të nënshkruar marrëveshjen e re me Bajernin. Aktualisht Musiala fiton 2,6 milionë euro në vit, derisa me kontratën e re synon që të bëhet lojtari më i paguar në “Allianz Arena”.

Me kontratën e tij aktuale që skadon në verën e vitit 2026, Musiala dhe Bajern po i afrohen një momenti kritik. Nëse kampionët gjermanë nuk arrijnë ta bindin atë të nënshkruajë një zgjatje brenda 12 muajve të ardhshëm, ata mund të detyrohen ta shesin atë për të shmangur humbjen e tij falas. Real Madrid, Barcelona dhe top klubet angleze janë duke monitoruar situatën e mesfushorit gjerman.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 20:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?