Nafie Selmani kritikon vizitën e Kurtit në Shkup: “Eja për studentët, jo veç për VLEN-in”

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2026 10:48

Nafie Selmani kritikon vizitën e Kurtit në Shkup: “Eja  për studentët, jo veç për VLEN-in”

Analistja Nafie Selmani ka reaguar ndaj vizitës së fundit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, duke ngritur dyshime mbi qëllimin dhe efektet e saj politike.

Sipas Selmanit, ardhja e Kurtit ishte e paqartë dhe pa ndonjë arsye të dukshme publike.

“Ardhja ‘befasishme’ e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dje në Shkup, la më shumë pikëpyetje sesa sqarime. Nuk pati asnjë ngjarje madhore publike që do ta arsyetonte një vizitë të tillë urgjente.”

Ajo thekson se vizita duket më shumë si ndërhyrje në skenën politike në vend, sesa një aktivitet i zakonshëm diplomatik.

“Më shumë se një vizitë e zakonshme, ishte një ndërhyrje e tërthortë në një skenë politike që tashmë ka mjaftueshëm tensione.”

Selmani lidh drejtpërdrejt vizitën me zhvillimet brenda koalicionit VLEN, duke sugjeruar se qëndrimet e tyre ndryshuan pas takimit me Kurtin.

“Ajo që ra menjëherë në sy ishte ‘trimërimi’ i vonuar i VLEN-it. Nga heshtje e plotë gjatë gjithë ditës, në deklarim të menjëhershëm kundër zgjedhjeve, por vetëm pas takimit me Kurtin.”

Ajo ngre pyetje për rolin që Kurti mund të ketë luajtur në raportet politike në vend, përfshirë edhe marrëdhëniet me kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Çfarë roli po luan Kurti në këtë kontekst? A ishte ai në rolin e ndërmjetësuesit mes VLEN-it dhe kryeministrit Hristijan Mickoski?”

Në reagimin e saj, Selmani kritikon edhe ndikimin që, sipas saj, kjo mbështetje po prodhon te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Pasojat e përkrahjes së tij ndaj VLEN-it ndihen përditë nga qytetarët që përballen me stagnim politik, përfaqësim të dobët dhe mungesë të zërit autentik.”

Ajo i drejtohet drejtpërdrejt Kurtit, duke paralajmëruar se rivalitetet politike rajonale nuk duhet të zhvillohen mbi shqiptarët në vend.

“Nëse kjo mbështetje është pjesë e garës tënde politike me Edi Rama për ndikim te shqiptarët këtu, atëherë këtë garë je duke e zhvilluar në mënyrën më të gabuar.”

Në fund, Selmani apelon që vizitat e ardhshme të kenë fokus më konkret dhe më të dobishëm për qytetarët.

“Shpresoj që ardhja juaj e radhës do të jetë me ndonjë shkak më të bukur. Për shembull, ndonjë takim mbështetës me studentët.”

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2026 10:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?