Në kulmin e të nxehtit shumë qytetarë nuk respektojnë rekomandimet për mbrojtje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:03

Në kulmin e të nxehtit shumë qytetarë nuk respektojnë rekomandimet për mbrojtje

Temperaturat e larta duket se kanë detyruar shumë qytetarë të ndryshojnë menynë e ushqimit për të mos rrezikuar shëndetin e tyre.

Gjatë motit të nxehtë, disa nga qytetarët preferojnë ushqim të lehtë dhe sa më shumë lëngje.

Thuajse çdo qytetar që doli nga tregu i gjelbër në qeset e plastikës kishte pemë dhe perime.

Ndërkohë që bëjnë kujdes me ushqimin, shumë prej qytetarëve, posaçërisht ata më në moshë nuk i përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga vala e të nxehtit.

“Më shumë domate dhe sallatë. Nëse duhet dal prej në mëngjes përndryshe është shumë nxehtë. Për herë të parë po dal në këtë kohë, banjo këtu afër prandaj”, tha një qytetar.

“Nëse duhet patjetër se do të dal, Qeveria ka para, ne nga të marrim. Patjetër të dalësh të punosh që të fitosh”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Pemë dhe perime. Organizmi nuk më kërkon mish dhe gjëra të tilla. Është  shumë nxehtë këto ditë, rekomandimet janë që mos të dilni jashtë. Pij më shumë ujë. Dilni gjatë ditës ose? Kur e kam patjetër”, theksoi një qytetar.

Shitësit e pemëve dhe perimeve thonë se temperaturat e larta ndikojnë në prishjen e shpejtë të prodhimeve. Siç thana ata, domatet janë më të ndjeshme dhe prishen më shpejtë.

“Varet sa kohë do të qëndroj në tezgë dhe si do të shitet, domatet janë më të ndjeshme dhe prishen shpejt, të tjerat jo edhe aq, vetëm domatja. Kryesisht blejnë pemë dhe perime, ajo që është sezonale”, tha një shitëse.

Rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta janë në fuqi edhe gjatë ditës së enjte. Grupet më të rrezikuara, si gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, lirohen nga detyrimet e punës gjatë kësaj periudhe.

Punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?