Neymar rikthehet në skenën e madhe! Ylli brazilian gati për debutimin në Botërorin 2026 ndaj Skocisë
Brazili ka marrë një lajm fantastik para përballjes së rëndësishme ndaj Skocisë në Kupën e Botës 2026. Superylli brazilian, Neymar, ka përfunduar me sukses seancën stërvitore të ditës së sotme dhe është plotësisht i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e nesërme.
Pas pritjes së madhe nga tifozët brazilian dhe adhuruesit e futbollit në mbarë botën, Neymar pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë në këtë edicion të Botërorit, duke i dhënë një shtysë të madhe kombëtares së Brazilit në sfidën kundër Skocisë.
Prania e 34-vjeçarit në fushë konsiderohet një armë e rëndësishme për trajnerin brazilian, teksa “Seleção” synon të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të turneut. Me teknikën, përvojën dhe aftësinë e tij për të vendosur ndeshje të mëdha, Neymar mbetet një nga lojtarët më të rrezikshëm të futbollit botëror.
Tifozët tashmë mezi presin momentin kur ylli brazilian do të rikthehet në fushën e Kupës së Botës, ndërsa në Brazil mbizotëron optimizmi se rikthimi i tij mund të jetë vendimtar në rrugëtimin drejt trofeut.
Flaka












