Nga e hëna, qytetarët do të mund të gjejnë nëntë barna të reja nga lista pozitive e zgjeruar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:35

Nga e hëna, qytetarët do të mund të gjejnë nëntë barna të reja nga lista pozitive e zgjeruar

Në Qeveri sot është prezantuar programi për dialog politik me titullin “Sfidat dhe mundësitë në procesin e zgjerimit të listës së barnave që janë në barrë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”. Pjesëmarrësit diskutuan për zgjerimin e listës pozitive të barnave si dhe sistemi i financimit të barnave ku qyetatrët veçanërisht familjet e varfura, janë të sfiduara në financim, e çelësi i kësaj është lista pozitive e barnave.

Për listen pozitive të barnave, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, theksoi se prej ditës së hënë qytetarët do të mund të gjejnë barnat nga lista pozitive dhe se kjo listë do të zgjerohet për çdo tre, katër muaj me nga një ilaç.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Nga 16 shtatori pacientët mundet që 9 barnat e reja t’i gjejnë nëpër barnatore pa pagesë, pra që janë të vendosura si shtesë, pra, do hyjë në fuqi që nga e hëna. Ne jemi duke përgatitur platformë së bashku me OBSH-në, e cila do të sigurojë transparencë në të gjithë procesin, gjatë zgjerimit të listës në të ardhmen.”

Pjesëmarrëse në këtë progam ishte edhe drejtoresha e Politikave dhe Sistemeve Shëndetësore në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën, Natasha Azzopardi Muscat, e cila tha se me mungesën e aksesit të shpejtë në barna, nevojiten ndërhyrje shumë më të shtrenjta. Sipas Muscat ato nuk mund të shmangen, por mund të parandalohen.

Natasha Azzopardi Muscat, drejtoresha e Politikave dhe Sistemeve Shëndetësore në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën

Sërish kur barnat nuk janë të disponueshme, tregjet më të vogla janë ato që përballen me probleme të vështira kur bëhet fjalë për aksesin e tyre me çmime të përballueshme. Megjithëse sistemet e kujdesit shëndetësor në vendet e vogla janë shumë të ndryshme, ato ndajnë të njëjtat sfida politike. Dhe ne në OBSH i njohim këto sfida dhe jemi këtu për ju. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur me asistencë teknike dhe bashkëpunim ndërkombëtar.”

Edhe përfaqësuesi i OBSH-së për Maqedoninë e Veriut, Akim Ali, njoftoi se në muajt e ardhshëm do të krijohet një proces sistematik për rishikimin e listës pozitive në Maqedoninë e Veriut. Siç ka përmendur ai, domosdoshmëria e qasjes në barna që nuk do të shkaktojnë probleme financiare për qytetarët është një problem kyç që duhet punuar.

Akim Ali, përfaqësues i OBSH-së për Maqedoninë e Veriut

Ne po hapim rrugën për një ambicie shumë të fortë, të rëndësishme për të gjithë në Maqedoninë e Veriut – qasje në ilaçe të sigurta, të dobishme dhe inovative. Ne duhet të bëjmë zgjedhje se cilat barna do të licencohen, ku do t’i blejmë, nga kush dhe me çfarë çmimi. Edhe pse është bërë progres, ne kemi shumë punë përpara. Ky rrugëtim fillon sot, por nuk mbaron sot.”

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, i cili ishte i pranishëm në këtë progam, theksoi se aksesi në barnat cilësore nuk është vetëm një prioritet, por një angazhim bazë i qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe për një të ardhme më të shëndetshme.

/SHENJA/

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?