Nga muaji shtator paralajmërohet rritje e pensioneve prej 2.500 denarëve! Opozita: Qeveria po mashtron qytetarët, pensionet nuk do të rriten sa thotë Mickoski

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:59

Nga muaji shtator paralajmërohet rritje e pensioneve prej 2.500 denarëve! Opozita: Qeveria po mashtron qytetarët, pensionet nuk do të rriten sa thotë Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi sot, se me pensionin e shtatorit do të fillojë rritja e parë e pensioneve, pasi Qeveria në seancën e djeshme pranoi propozim ndryshimet  e ligjit për sigurim pensional dhe invalidor. Përkatësisht, me këtë ligj parashihet që harmonizimi i pensioneve të jetë në mënyrë lineare dhe jo me përqindje, siç ka qenë deri më tani. Ai pret që ligji të votohet së shpejti edhe nga deputetët, sapo të fillojë me punë Kuvendi dhe pensioni i shtatorit të jetë me rritje.

“Ne premtuam se, në vitin e parë pensionet do të rriten në mënyrë lineare për 5.000 denarë, këtë do ta bëjmë shumë shpejtë, përkatësisht në 9 muajt e parë. Do të shohim më tej se si do të jetë gjendja me buxhetin, kështu që më tej mund të kemi befasi të këndshme për pensionistët, punëtorët e kështu me radhë. Pra, pres që së shpejti kur të fillojë të funksionojë Kuvendi të kalojë ky ligj dhe pensioni i shtatorit të transferohet në llogaritë e pensionistëve me rritje prej 2.500 denarë”, tha Mickoski.

LSDM-ja opozitare ka reaguar ndaj këtij vendimi të Qeverisë, duke pretenduar se, pensionistët do të marrin vetëm 1000 denarë shtesë, pasi gjithsesi atyre u takon rritje në shtator dhe më pas në mars, në bazë të metodologjisë për rritje të vazhdueshme të pensioneve. Po ashtu, ata theksojnë se, me këtë vendim të qeverisë, mund të cenohet stabiliteti i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor.

“Rritjet lineare krijojnë presion shtesë financiar mbi fondin, i cili përballet me probleme të qëndrueshmërisë. Rritja e shumave që  Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor duhet të paguajë çdo muaj, në kushtet e të ardhurave të kufizuara të kontributeve, mund të çojë në një situatë ku fondi nuk do të mund të përmbushë detyrimet ndaj pensionistëve. Politikat e qeverisë së Mickoskit kanë pasoja të rënda afatgjata”, thonë nga LSDM.

Po ashtu, ka reaguar edhe ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke thënë se qeveria VMRO – VLEN po mashtron qytetarët, pasi sipas tij, pensionet do të rriten 7.8 EURO mesatarisht. /tvklan.mk

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?