Nga River Plate te “Los Blancos” – Reali siguron yllin e ri argjentinas
Talenti i River Plate do të mbërrijë në “Santiago Bernabéu” në gusht 2025
Real Madrid nuk ndalet me strategjinë e tij për të ndërtuar një të ardhme të ndritur dhe ka siguruar shërbimet e një tjetër talenti premtues nga Amerika Latine. Bëhet fjalë për Franko Mastantuono, 17-vjeçarin e River Plate, i cili do të vishet bardheblu nga data 14 gusht 2025, sapo të mbushë 18 vjeç.
“Real Madrid komunikon se Franko Mastantuono do të jetë një lojtar i klubit tonë për 6 sezonet e ardhshme, nga 14 gushti 2025 deri më 30 qershor 2031,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit madrilen.
Mastantuono është produkt i akademisë së River Plate, ku u rrit mes viteve 2019 dhe 2024, ndërsa këtë sezon është bërë pjesë e ekipit të parë. Në shkurt të vitit 2024, ai bëri histori duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e klubit legjendar argjentinas, ndërsa ka kontribuar edhe në fitimin e Superkupës së Argjentinës.
Ai gjithashtu ka hyrë në histori si lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje zyrtare me përfaqësuesen e Argjentinës.
Megjithëse firmosja me Realin tashmë është zyrtare, Mastantuono do të vijojë të luajë me River Plate deri në gushtin e vitit të ardhshëm. Përpara se të zbarkojë në Madrid, ai do të jetë pjesë e Botërorit të Klubeve, ku River Plate mund të përballet edhe me vetë Real Madridin në një ndeshje që pritet me shumë interes.
Flaka
















