“Ngërç” në raportin SHBA-Ukrainë vetëm për të “hequr qafe” Zelenskyn?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2025 21:48

“Ngërç” në raportin SHBA-Ukrainë vetëm për të “hequr qafe” Zelenskyn?

Rusia po përpiqet të lëkundë raportet SHBA-Ukrainë, në mënyrë që të “heqë qafe” Volodymyr Zelenskyn, thonë ekspertët. Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte mbase dëshmia kryesore e këtij qëllimi. Zelensky nag ana tjetër ka paralajmëruar vazhdimisht që të mos i zihet besë Rusisë sepse përgjatë viteve të shkuara e ka treguar se nuk zbaton as marrëveshjet që nënshkruhen.

Edhe Instituti amerikan për Studimin e Luftës ka treguar se si në deklaratat e tyre, zyrtarët rusë janë përpjekur të ndalojnë një marrëveshje SHBA-Ukrainë mbi shfrytëzimin e burimeve minerale. Aktualisht, Rusia po shikon një “ngërç” të madh mes Ukrainës dhe SHBA-së, ndryshe nga ç’ishte në kohën e Joe Biden.

Studiuesit vënë në dukje gjithashtu se media shtetërore ruse po vonon në publikimin e disa deklaratave, duke pritur që të ndryshojë plotësisht dinamika në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë. Putini ka të ngjarë që po përpiqet të minojë marrëveshjen e mineraleve SHBA-Ukrainë, në mënyrë që të parandalojë thellimin e lidhjeve SHBA-Ukrainë, me shpresën se Rusia do të jetë në gjendje të avancojë në marrjen e territoreve edhe këtë vit.

Edhe retorika e SHBA-së me vende të tjera perëndimore, ka dyshime se është nxitur nga Rusia.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov po përpiqet të shfrytëzojë diskutimet midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së rreth dislokimit të mundshëm të forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, si pjesë e një zgjidhjeje të ardhshme paqeje, në mënyrë që Kremlini të fitojë kohë në realizimin e objektivave të veta.

/tvklan.al

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2025 21:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?