Një ditë pas protestës në Bujanoc, shkrim diskriminues në rrugë ndaj shqiptarëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 21:25 Përditësuar

Një ditë pas protestës në Bujanoc, shkrim diskriminues në rrugë ndaj shqiptarëve

Një shkrim në gjuhën serbe ku thuhet “vdekje shqiptarëve” është shfaqur në Bujanoc, një ditë pas protestës së komunitetit shqiptar kundër politikave diskriminuese të Serbisë.

Për këtë shkrim me përmbajtje urrejtje ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke e cilësuar aktin si “albanofobi e nxitur”.

“Pas deklaratave të shefit të vartësit të Aleksandar Vuçiç-it, Dragan Stevanoviç – Bocke dhe Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviç të cilët nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi, sot, kemi reagimin e para albanfob në Bujanoc”, shkroi ai në Facebook.

Dy zyrtarët serbë, sipas Kamberit, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, “kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë”.

“Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar ‘për nxitje të urrejtjes ndërnacionale’ dhe të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, shtoi ai.

Reagimi i plotë i Kamberit:

Albanofobia e nxitur Pas deklaratave të shefit të vartësit të Aleksandar Vuçiqit, Dragan Stevanoviq – Bocke dhe Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq të cilët nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi, sot, kemi reagimin e para albanfob në Bujanoc. Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc është shkruar një mbishkrim “Smrt siptarima” (Vdekje shqiptarëve) deri më tani, nga persona të panjohur. Këta dy zyrtarë shtetëror, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë. Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar “për nxitje të urrejtjes ndërnacionale” dhe të cilit u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Natyrisht, nxitësit e kësaj albanofobie, Bocke dhe Mitroviq, mbeten të heshtur, sepse, në një shtet ligjor do të ishin të parët ndaj të cilëve do të duhej të ndërmerreshin masa ndëshkuese.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 21:25 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?