Një ditë pas tensioneve, Komuna e Vrapçishtit i kthehet normalitetit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:18

Një ditë pas tensioneve, Komuna e Vrapçishtit i kthehet normalitetit

Pas tensioneve të një ditë më parë në komunën e Vrapçishtit, situata sot paraqitet e qetë. Që në orët e hershme të mëngjesit komuna ka hapur dyert dhe vazhdoi punën normalisht. Organizatorët e protestave të një ditë më parë, kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të protestojnë para dyerve të komunës çdo ditë nga ora 11 deri në orën 15 por, edhe përkundër këtij paralajmërimi, sot protesta nuk u zhvillua. Nga ana tjetër, punimet tek kisha në hyrje të fshatit Toplicë ishin ndërprerë.

Vizituam edhe fshatin Gallatë, të cilit fshat edhe i takon kisha, me çrrastë anketuam disa banorët të këtij fshati. Të njëjtët thanë se fshati madje ka mbajtur mbledhje në ditë më parë dhe ka vendosur që të ndërpriten punimet deri në marrjen e lejeve të duhura nga ana e komunës, ndërsa dënojnë dhunën që zhvillohet nga banor të cilët madje sipas tyre nuk ishin as të këtij fshati.

Për problemin në fjalë, kreu i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani mblodhi këshillin e komunës për të diskutuar për çështjen në fjalë.

Ndryshe, ditë më parë në komunën e Vrapçishtit, disa banorë, shumica nga qyteti i Gostivarit, protestuan në korridorin e komunës, me çrrastë tentuan që me dhunë të futen edhe në zyrën e kreut të komunës së Vrapçishtit, por u ndaluan nga Policia e Gostivarit. /Alsat.mk

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?