Nuk ka më zjarrë në Athinë, autoritetet thonë se ekziston rreziku për vatra të reja

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:31

Nuk ka më zjarrë në Athinë, autoritetet thonë se ekziston rreziku për vatra të reja

Nuk ka më zjarre aktive në zonën e gjerë të Athinës, por shërbimet mbeten në gatishmëri të lartë, tha kreu i zjarrfikësve greke Vassilis Vatrakoiannis. Erërat më të lehta dhe përpjekjet mbinjerëzore të zjarrfikësve ndihmuan për të vënë nën kontroll flakët pasi arritën në periferitë veriore të Athinës.

” Situata është përmirësuar, në këtë moment nuk ka fronte të reja zjarri, vetëm flakë sporadike,” tha Vatrakoiannis.

Autoritetet thonë se ka ende rrezik të lartë për zjarre të reja pasi temperaturat ditore do të jenë mbi 36 gradë Celsius në ditët në vijim dhe pritet që erërat të intensifikohen. Një grua 63-vjeçare humbi jetën dhe dhjetëra njerëz u plagosën nga zjarret, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 40 mijë hektarësh dhe mijëra banorë lokalë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Tymi mbi Athinë u pastrua, por qielli mbeti me re.

Zjarri i parë shpërtheu pasditen e së dielës 35 kilometra në veri të Athinës dhe më pas përfshiu disa fshatra në periferi, njëri prej të cilëve ndodhet 14 kilometra larg qendrës së qytetit. Më shumë se 700 zjarrfikës, 200 automjete dhe 35 avionë zjarrfikës morën pjesë në shuarjen e zjarrit.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?