“Nuk më intereson e kaluara, Barcelona do trofe” – Flick hap luftën për trofeun e Ligës së Kampionëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 22:43

“Nuk më intereson e kaluara, Barcelona do trofe” – Flick hap luftën për trofeun e Ligës së Kampionëve

Barcelona e nis sezonin 2024/25 në Ligën e Kampionëve të enjten me një udhëtim në Monaco, ku trajneri Hansi Flick ka shprehur besimin se mund ta fitojnë.  

Katalanasit shkojnë në këtë ndeshje në formë fantastike, pasi i kanë fituar të pesë ndeshjet e tyre në La Liga deri më tani këtë sezon. 

Vitet e fundit, Barcelona ka pasur vështirësi në Evropë. Kalimi në sezonin e kaluar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve ishte më i miri i tyre në pak kohë, dhe Hansi Flick do të shpresojë ta përmirësojë këtë gjatë sezonit të tij të parë në klubin e njohur. 

Gjatë konferencës së tij për shtyp përpara ndeshjes me Monacon, ai pranoi se nuk ndihej i shqetësuar për betejat e fundit evropiane të klubit. 

“Nuk më intereson e kaluara, duhet të fokusohemi në të tashmen. Skuadra ka pasur një rekord të plotë fitoresh në La Liga dhe ne kemi besim. Ne kemi nevojë për agresivitet dhe përqendrim, kjo është ajo që duhet në një garë si Liga e Kampionëve. Pesë fitoret janë tashmë në të kaluarën dhe ne duhet të dëshmojmë veten në këtë kompeticion”. 

“Një klub si Barcelona, si klubet e tjera të mëdha, duhet të dëshirojë të fitojë tituj. Liga e Kampionëve është kompeticioni më i mirë në botë. Duhet të jemi gati për të luajtur kundër skuadrave më të mira, por nëse nuk jeni 100% të fokusuar, nuk keni vend në këtë garë”, ka thënë Flick. /Telegrafi/  

7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 22:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?