Pas një tjetër sezoni fantastik, te “Blutë” e Napoli, “bomberi” nigerian, Victor Osimhen duket se do t’i japë fund “aventurës” së tij italiane, teksa gjatë merkatos së verës 25-vjeçari mund t’i japë lamtumirën “Maradona Stadium”, me një sërë “gjigantësh” të futbollit evropian, që janë të gatshëm të zbrasin arkat e tyre.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain janë vënë prej kohësh pas sulmuesit nigerian, i cili sipas pikëpamjes së “Parisienëve” duhet të zëvendësojë Kylian Mbappe, me francezin që pritet të largohet në drejtim të Spanjës, e më konkretisht te “Galaktikët” e Real Madrid, që e kërkojnë prej vitesh.
Sa i përket formulës së blerjes, klubi francez është gati të paguajë të gjithë shumën e klauzolës së lirimit të sulmuesit, vlerësuar në rreth 120 milionë euro.
Ndërsa në aspektin personal, kampionët në fuqi të Ligue 1 janë gati t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 13 milionë euro në sezon nigerianit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Korrik, 2024 14:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.