Pacolli kërkon masa urgjente për veteranët: Siç u rrit GDP dhe buxheti i Kosovës, do duhej të rriteshin edhe të ardhurat e tyre

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:05

Pacolli kërkon masa urgjente për veteranët: Siç u rrit GDP dhe buxheti i Kosovës, do duhej të rriteshin edhe të ardhurat e tyre

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar qeverinë aktuale, për neglizhencë në raport me financimin dhe të ardhurat e veteranëve të UÇK-së.

Sipas tij, në vend që të rriteshin të ardhurat e tyre, ata u përpoqën të minimizojnë vlerën dhe dinjitetin e tyre, transmeton klankosova.tv.

”Ashtu siç u rritën progresivisht GDP-ja dhe buxheti i Kosovës, është dashur të rriten edhe të ardhurat për veteranët. Kjo, fatkeqësisht, nuk ndodhi; përkundrazi, u bë përpjekje për të minimizuar vlerën dhe dinjitetin e tyre. Mjafton të shohim disa komente për të kuptuar se kush janë ata që ende përpiqen të politizojnë shqetësimet e veteranëve, duke i përdorur ata madje si trampolinë për interesat e partisë së tyre”.

”Si përgjigje për disa komentues tendenciozë, iu përgjigjem se, nëse secili prej jush do të ndihmonte veteranët qoftë vetëm një për qind të asaj që unë dhe fondacioni im kemi bërë dhe bëjmë për ta, kjo do të ishte e mjaftueshme për mirëqenien e tyre”, thotë Pacolli.

Ndër tjera, Pacolli përmes një letre publike, ka ndarë një rrëfim më të detajuar për gjendjen e veteranëve, me ç’rast dhe e kishte vizituar njërin prej tyre në një fshat jo larg Prishtinës.

”U trondita kur e vizitova shtëpinë e një veterani të luftës në një fshat jo larg Kryeqytetit,  një njeri që dikur ka dhënë gjithçka për vendin e tij Kosovën dhe sot jeton në kushte që janë përtej çdo ndjenje njerëzore të dhembshurisë. Ai, me shoqen dhe 3 femijë, banon në një shtëpi të vjetër dhe të mykur, me mure që shpërbëhen nga lagështia, ku ajri i rëndë dhe mungesa e dritës reflektojnë realitetin e tij të errët. Një njeri i përkushtuar për këtë tokë, tani jeton i harruar nga shteti dhe shoqërija , ai qe dikur mbrojti me gjak.

Me 172  euro pension invalidor dhe pa ndihmë shtesë sociale, ai përballet çdo ditë me pamundësinë për t’i përballuar edhe nevojat më të vogla. Duket sikur ky është fundi i dinjitetit të tij.

Njerëz si ai nuk duhet të ndihen të braktisur apo të humbasin shpresën, e megjithatë, çdo ditë përballja me sëmundjen dhe vuajtjen ia vjedh ngadalë çdo dëshirë për të ardhmen. Shëndeti i tij i rënduar nga sëmundjet e mushkërive e ka detyruar të kërkojë trajtim në një spital jasht shtetit, por një njeri i vetëm si Unë  nuk mund të mbajë gjithçka dhe në çdo kohë, mbi supe pa mbështetje të Qeverisë.

Si një qytetar i këtij vendi dhe si një individ që beson ende në humanizmin dhe në vlerat që na bashkojnë, jam thellësisht i tronditur dhe i turpëruar që kemi arritur në këtë pikë ku veteranët e luftës, njerëzit që na dhanë të ardhmen tonë, po lihen në harresë.

Çdo veteran meriton nderim, kujdes dhe mbështetje, jo vetëm në fjalë, por në vepra konkrete. Të injorosh të drejtat dhe nevojat e tyre është një tradhti e vërtetë ndaj sakrificës së tyre.

Kjo është një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësinë të bëjnë ndryshim – institucionet, qytetarët dhe çdo njeri që beson në dinjitetin njerëzor.

Është koha që të mos heshtim përballë kësaj padrejtësie. Nuk kërkojmë mëshirë, por respekt për ata që u flijuan për lirinë tonë. Nuk duhet të lejojmë që një familje e nje heroi të jetojë dhe të vuajë në kushte të tilla.

Duhët të bejmë diçka, urgjentisht për këtë kategori!”.

117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?