Paga minimale 600 euro shkon në Kuvend – diskutimi në Tetor

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Shtator, 2026 22:11

Paga minimale 600 euro shkon në Kuvend – diskutimi në Tetor

Propozim-ligji i LSDM-së opozitare për rritjen e pagës minimale në 600 euro, ose 36.960 denarë, pritet të futet në rendin e ditës së Kuvendit në fillim të muajit tetor.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili tha se partitë politike deri atëherë kanë kohë të përcaktojnë qëndrimet e tyre për nismën.

“Ky propozim-ligj është propozuar nga partia opozitare dhe do të vendoset në rend të ditës menjëherë në fillim të muajit tetor, në seancën e parë të radhës”, tha Gashi gjatë brifingut me gazetarët. Sipas tij, mund të nevojiten edhe bisedime ndërmjet partive për të arritur një qëndrim rreth propozimit.

Gashi theksoi se origjina partiake e një propozimi nuk duhet të jetë përcaktuese nëse një ligj është në interes të qytetarëve.

“Nëse është në interes të qytetarëve, pse mos të përkrahet një ligj dhe nuk është me rëndësi se nga kush propozohet, por me rëndësi është që ai ligj të jetë në interes të qytetarëve”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit foli edhe për qëndrimin e tij personal lidhur me pagën minimale. Ai tha se, në parim, mbështet një rritje të vazhdueshme të pagave, duke e lidhur këtë me presionin që inflacioni dhe kostoja e jetesës krijojnë mbi standardin e qytetarëve.

“Personalish jam i mendimit që pagat të jenë në një rritje të vazhdueshme. Mendoj që kjo e shëndoshë ekonominë dhe është për të mirën e ekonomisë në përgjithësi”, deklaroi Gashi.

LSDM-ja e ka dorëzuar për herë të tretë propozimin për pagë minimale prej 600 eurosh. Sipas partisë, paga minimale aktuale është rreth 26 mijë denarë, ndërsa propozimi parasheh që ajo të arrijë në 36.960 denarë.

Vendosja e propozimit në rend dite nuk nënkupton miratimin e tij. Qëndrimi përfundimtar i shumicës parlamentare dhe i grupeve të tjera parlamentare pritet të bëhet i qartë gjatë debatit dhe procedurës në Kuvend. Gazeta Flaka

75

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Shtator, 2026 22:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
75

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut