Në vendin e quajtur “Trakajaçko maallo” në atarin e fshatit Tanushec, Shkup, dje në orën 08:00, nëpunës policorë nga Njësia kriminalitet ndërkufitar dhe migracon Shkup dhe nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Tanushec në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, ka parandaluar kontrabandimin e produkteve të konsumit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç bënë të ditur nga MPB-ja, nëpunësit policorë kanë gjetur dy kamionë, pas së cilës drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendi.
“Gjatë kontrollit të kamionit “Volkswagen” me targa kombëtare suedeze është gjetur një sasi e madhe mallrash konsumi, ndërsa kamioni “Mercedes” pa targa është konstatuar bosh”, theksohet në komunikatë.
Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje ekipi nga SPB Shkup, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa produktet janë dërguar në stacionin policor për mbikëqyrje kufitare Tanusheci për veprime të mëtutjeshme.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
30 Maj, 2024 19:14 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.