Përkujtohet 36-vjetori i rënies së Naser Veliut, homazhe në Sërmnovë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2026 13:16

Përkujtohet 36-vjetori i rënies së Naser Veliut, homazhe në Sërmnovë

Sot është përkujtuar 36-vjetori i rënies së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Naser Veliu. Aktivitetet përkujtimore janë zhvilluar në fshatin e tij të lindjes, në Sërmnovë të Gostivarit, ku familjarë, bashkëveprimtarë dhe qytetarë kanë bërë homazhe në vendprehjen e tij.

Në kuadër të përkujtimit, është realizuar edhe vizitë në shtëpinë përkujtimore të familjes Veliu, ku janë ndarë kujtime dhe dëshmi për jetën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të çështjes kombëtare.

”Kënaqësi dhe nder që edhe këtë vit mora pjesë në nderim-përkujtimin e Naser Veliut dhe Nurije Zekaj, të rënë në rrugën e kryerjes së detyrave të caktuara nga programi ynë kombëtar. Kujtimi për ta mbetet i gjallë, ndërsa sakrifica e tyre vazhdon të jetë udhërrëfyes për brezat që vijnë”, shprehet Valdet Xhaferi, kryesues i Këshillit Komunal.

Ngjarja përfshin edhe përkujtimin e Nurije Zekajt, e cila gjithashtu ra në rrugën e angazhimit për idealet kombëtare.

Kush ishte Naser Veliu?

Naser Veliu ishte një nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare shqiptare, i angazhuar në organizime ilegale dhe aktivitete politike në periudhën e ish-Jugosllavisë. Ai u shqua për përkushtimin e tij në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për aktivitetin e tij në terren, duke u bërë një figurë e respektuar në rrethin e Gostivarit dhe më gjerë. Rënia e tij konsiderohet si sakrificë në shërbim të idealeve kombëtare.

Kush ishte Nurije Zekaj?

Nurije Zekaj ishte veprimtare e përkushtuar, e njohur për angazhimin e saj në çështjen kombëtare dhe për mbështetjen e strukturave atdhetare në periudha të vështira. Ajo u dallua për guximin dhe vendosmërinë e saj, duke mbetur simbol i kontributit të grave shqiptare në përpjekjet për liri dhe dinjitet kombëtar.

Organizatorët kanë bërë thirrje që këto figura të kujtohen jo vetëm në përvjetorë, por të mbeten pjesë e kujtesës kolektive si shembuj të sakrificës dhe përkushtimit.

Organizimi i homazheve dhe aktivitetit përkujtimor në Sërmnovë është bërë nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (SHVL–UÇK), në bashkëpunim me familjen Veliu, të cilët njëkohësisht janë edhe pritësit e këtij përkujtimi. Gazeta Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2026 13:16
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë