Pogba drejt një sfide të re, Monaco e interesuar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 21:43

Pogba drejt një sfide të re, Monaco e interesuar

Paul Pogba është në prag të një rikthimi madhështor në futboll pas pezullimit të gjatë për doping. Mesfushori francez 32-vjeçar, i lirë pas largimit nga Juventusi, po negocion me Monaco, që i ka ofruar një kontratë dyvjeçare për sezonin e ardhshëm.

Pas apelimit të suksesshëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), dënimi i tij është reduktuar dhe Pogba është gati për një sfidë të re në karrierë. Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio dhe ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, bisedimet po ecin mirë dhe palët janë pranë marrëveshjes.

Në të njëjtën kohë, Monaco po punon edhe për transferimin e yllit të Barcelonës, Ansu Fati, i cili pritet të kalojë përfundimisht në Ligue 1 pas huazimit te Brighton.

Me këto lëvizje, Monaco synon të forcohet dhe të luftojë fort në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Flaka

40
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 21:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
40
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?