Polemikat për Portokallinë, deputetja e VLEN-it degradon në sulme ndaj shtetit shqiptar

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 19:33 Përditësuar

Polemikat për Portokallinë, deputetja e VLEN-it degradon në sulme ndaj shtetit shqiptar

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafaj, ka reaguar ndaj skeçit të emisionit humoristik Portokalli në Top Channel, duke bërë komente të ashpra për gjendjen sociale dhe kriminalitetin në Shqipëri.

Në reagimin e saj, deputetja shkruan:

“Çuditërisht, në një shtet ku dallimet e shtresave sociale janë aq të thella, ku brenda ditës ndodhin dhjetëra vrasje për shkaqe më banale, ku pensionisti mezi mbijeton dhe lulëzon narkotrafiku, ndërsa degjeneron shoqëria, më mirë zgjedh të jem ‘KOPUKE’.”

Megjithatë, ajo shton se pavarësisht kësaj, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “prapë e duan atë dhe njerëzit tanë”.

Postimin e saj deputetja e shoqëroi edhe me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, të interpretuar nga vetë ajo dhe të publikuar në profilin e saj në YouTube, i cili numëron 13 ndjekës dhe rreth 314 shikime.

Reagimi i Saranda Imeri Stafaj vjen në vazhdën e polemikave të shumta politike dhe publike pas skeçit të transmetuar në Portokalli.

Reagoi sërish Imeri – Stafaj:

Tirana zyrtare, bashkë me zgjatimet e saj mediatike dhe me kiçin e degraduar pseudo-artistik që e ndjek pas, kurrë në historinë politike të pluralizmit shqiptar nuk ka qenë më armiqësore ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut sesa sot.

Deri dje kemi parë një Tiranë indiferente ndaj fatit tonë politik e kombëtar. Edhe atëherë kur na kanë vrarë, arrestuar nënat e motrat tona pa faj, kanër kurdisur raste të montuara, etj.

Sot po shohim një Tiranë agresive, përçarëse dhe hapur destruktive ndaj vullnetit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Dhe e gjithë kjo ndodh në një moment kur nuk ekziston asnjë fakt, asnjë argument dhe asnjë dëshmi për shtypje të gjuhës, kulturës apo identitetit shqiptar në vendin tonë.

Por Tirana zyrtare nuk ndërhyn në Shkup për të mbrojtur shqiptarët.

Ajo ndërhyn për të mbrojtur një kastë politike të korruptuar dhe të kriminalizuar, me të cilën ndërtoi projektin famëkeq të “Ballkanit të Hapur” dhe me të cilën e lidhin interesa të errëta oligarkike, financiare dhe kriminale.

Një kastë politike, figurat kryesore të së cilës sot gjenden në listën e zezë amerikane, në arrati, në burg ose nën hetime për korrupsion masiv, shpërdorim të pushtetit dhe lidhje me krimin e organizuar.
Dhe është tragjike që Tirana zyrtare, në vend se të qëndrojë pranë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, është shndërruar në avokate e të vjetrës kriminale.

Gazeta Flaka

231
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 19:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
231
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?