Policia serbe ndalon në kufi kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:40

Policia serbe ndalon në kufi kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

Nëpërmjet një video-postimi në rrjetet sociale, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar që sot në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, është ndaluar nga Policia serbe pa asnjë paralajmërim dhe sqarim zyrtar dhe se vetura e saj me të cilën po udhëtonte, është kontrolluar detajisht.

Kjo ngjarja e pa precedent për një kryetare komune në Serbi, ka ndodhur derisa kryetarja e Preshevës Sinani, po kthehej nga një vizitë që i ka bërë komunës së Çairit në Shkup, mbi vendosjen e themeleve të bashkëpunimit midis dy komunave shqiptare asaj të Preshevës në Serbi dhe Çairit në RMV.

Ka muaj të tërë, që kryetarja e Preshevës ka njoftuar mbi poshtërimet që po bën Policia serbe në hyrje-dalje të Serbisë.

Ketë veprim Ardita Sinani e ka lidhur me angazhimin e saj në Qeverinë e Kosovës si këshilltare e kryeministrit Kurti, e që në fakt, kjo mund të jetë një përgjigje e Serbisë ndaj veprimtarisë së saj politike, shkruan Lugina Lajmi.

Megjithatë, vetë ajo, por edhe kryetari i partisë së saj, Shaip Kamberi, zyrtarisht kanë kërkuar informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, se përse Ardita Sinani po ndalohet në kufijtë serbë nga policia, por as pas kaq muajve, përgjigje ata nuk morrën.

Reagon deputeti Kamberi pas ndalesës së Ardita Sinanit: Lista e Vulinit po vazhdon të aplikohet

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ndalimit të sërishëm që u bë ndaj Ardita Sinanit, nga zyrtarët serbë në pikën kufitare në Tabanoc.

Në postimin e tij në Facebook, Kamberi ka shkruar se Lista e Vulinit po vazhdon të aplikohet edhe më tej.

“Serbia gjithnjë e më shumë po largohet nga vlerat perëndimore e aplikimi i demokracisë”. “Sa keq për një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së”, ka thënë Kamberi.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?