Pranga për dy persona, u gjetën armë, municion dhe mjet shpërthyes

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 10:29

Pranga për dy persona, u gjetën armë, municion dhe mjet shpërthyes

Sektori për Luftën kundër Terrorizmit pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në BJB të MPB-së, ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup kundër dy personave nga Shkupi, A.M. (58) dhe A.M. (28). Ata dyshohen për veprën penale “prodhuar, mbajtur, ndërmjetësuar dhe tregtuar pa autorizim armë ose mjete shpërthyese”.

“Sipas urdhrit të lëshuar nga Gjykata, më 29 gusht është kryer kontroll në banesën ku qëndronin të dy të dyshuarit. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion, përfshirë pistoleta, pushkë, një sasi e madhe fishekësh të kalibrave të ndryshëm (357 mm, 7.62×39 mm, 7.62×25 mm, 9 mm dhe fishekë gjahu 12), si dhe një mjet shpërthyes i improvizuar”, njofton MPB.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, të dyshuarve u është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh. Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 10:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?