Pse dhalli duhet të jetë pjesë e pandashme e tavolinës suaj gjatë verës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2024 16:20

Pse dhalli duhet të jetë pjesë e pandashme e tavolinës suaj gjatë verës

Dhalla është kos i holluar me ujë, ndaj përfitimet shëndetësore që kemi prej saj janë të njëjta me ato të kosit. Ky i fundit është i pasur në proteina, forcon sistemin imunitar, ka kalcium, çka ndikon në shëndetin e kockave, të ndihmon të biesh nga pesha, të mbron nga i ftohti dhe virozat, por mbi të gjitha, përmirëson sistemin tretës. Dhalli ka probiotikë, baktere të mira, aq jetike për mirëqenien e zorrëve. Nëse vuani diarreja apo fryrja e barkut, dhalli është një “ilaç” natyral i përkryer.

Kosi, për pasojë edhe dhalla, jane te pasur në vitamina. Një burim I shkëlqyer potasiumi, fosfori, riboflavinesh, jodi, zinku dhe Vitamine B5.

Përmban gjithashtu Vitaminën B12, e cila ruan nivelin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon sistemin nervor të funksionojë si duhet. Me një përqindje të lartë proteinash dhe karbohidratesh, dhalli është një vakt ideal për t’u konsumuar pas një sforcimi fizik, si për shembull palestra. Proteinat që përmban, i sigurojnë trupit aminoacidet për të cilat muskujt kanë nevojë që të rigjenerohen. Ne konsumojmë më shumë kripë se ç’është e lejuar, çka me kalimin e kohës çon në hipertension, problem me veshkat dhe zemrën, por potasiumi që gjendet me shumicë te dhalli, shkarkon nga trupi tepricat e kripës.

Dhalli është i pasur në elektrolite, të cilat luftojnë dehidratimin, rrezikun më të madh për shëndetin gjatë stinës së nxehtë. Kur trupi humbet me shpejtësi lëngje, muskujt zënë ngërç, ndaj mund të ndihemi të dobët, të përgjumur, mund të kemi marrje mendsh dhe turbullim të shikimit. Dhalli është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të rimbushur organizmin me lëndë ushqyese e minerale. Nëse ke ecur gjithë ditën nëpër vapë dhe ke djersitur me tepri, ktheje një gotë.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2024 16:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?