Paris Saint-Germain është pranë transferimit të Ferran Torres nga Barcelona.
Sipas raportimeve të fundit, klubi francez ka dërguar një ofertë zyrtare prej 50 milionë eurosh për sulmuesin spanjoll, ndërsa negociatat mes dy klubeve thuhet se kanë hyrë në fazën përfundimtare.
PSG e sheh Ferran Torresin si një mundësi të mirë në këtë merkato, veçanërisht pasi lojtari ka edhe vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Barcelonën. Nëse kontrata do të ishte më e gjatë, vlera e transferimit pritet të ishte rreth 70-80 milionë euro.
Nga ana tjetër, Ferran Torres raportohet se ka dhënë tashmë pëlqimin për transferimin te PSG dhe ka arritur marrëveshje për kushtet personale. Tashmë pritet vetëm drita jeshile përfundimtare që ai të udhëtojë drejt Parisit.
Negociatat mes PSG-së dhe Barcelonës vazhdojnë dhe transferimi mund të mbyllet së shpejti.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Gusht, 2026 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.