Pushteti dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për krim dhe korrupsion

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:28

Pushteti dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për krim dhe korrupsion

Vazhdojnë akuzat në mes pushtetit dhe opozitës për krim dhe korrupsion. Nga LSDM sot thanë se VMRO-DPMNE po hesht për krimet që i ka bërë. ”Dy javë heshtje totale nga Bozhinovska dhe Mickoski për borxhin prej 1 milion euro ndaj kompanisë shtetërore MEPSO-s të kompanisë “ENG Service Trade DOO Shkup” themeluese dhe një nga menaxheret e së cilës ishte pikërisht Sanja Bozhinovska, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

LSDM

Ku janë 1 milion euro, para de facto të qytetarëve? Pse fshihen informacionet për këtë borxh të madh dhe pse Mickoski e emëroi pikërisht Bozhinovskën dhe madje krijoi një ministri të re? Kjo ministri e re, me të cilën Bozhinovska tani menaxhon, është vënë në dukje si burim i mundshëm i korrupsionit nga një institut që ka vite që monitoron këto fusha”.

Nga LSDM thonë se sipas informacioneve të tyre, kompania e Bozhinovskës asnjëherë nuk i ka kthyer paratë, ndërsa sipas pyetësorit, Bozhinovska posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej gati 1 milion eurosh, aq sa i ka borxh shtetit.

Duke iu referuar këtyre akuzave nga LSDM, i menjëhershëm ishte reagimi I VMRO-DPMNE-së. Ata thanë se LSDM dhe BDI duhet të tregojnë se kush nga udhëheqësia e tyre ka marrë nga 14 milionë eurot, nga borxhi që ia shlyen djalit të Musa Xhaferit dhe disa kompanive të tjera.

VMRO-DPMNE

14 milionë euro borxh i ka shlyer menaxhmenti i mëparshëm i MEPSO-s. Janë shlyer 14 milionë euro borxh sepse borxhli është djali i Musa Xhaferit dhe kompanive të tjera të afërta të LSDM-së dhe BDI-së. Shteti nuk ia ka fshirë askujt 14 milionë euro borxh, përveç kompanive të afërta të LSDM-së dhe BDI-së që kanë importuar energji elektrike”.

“Herën tjetër kur LSDM do të flasë për borxhin e kompanisë ku ka qenë partner ministrja Sanja Bozhinovska, i cili nuk është shlyer, si borxhi i djalit të Musa Xhaferit dhe të tjerëve të afërt me të, le ta pyesin Filipçen se si vëllai i tij e ka blerë një impiant fotovoltaik dhe me kë e ndërtoi. Le ta pyesin edhe Kovaçevskin se si i ka dhënë tokë gruas për të ndërtuar fotovoltaikë me vendim të qeverisë, le ta shohin edhe Ahmetin” thuhet në komuinikatën e VMRO-DPMNE-së.

/SHENJA/

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?