Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi hapje të konkursit për kryerevizorin e fondeve IPA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 20:59

Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi hapje të konkursit për kryerevizorin e fondeve IPA

Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se do të publikohet konkurs për pozitën e kryerevizorit të fondeve IPA, pas shkarkimit të Afrona Verzivollit, e propozuar si kuadër i koalicionit Vlen, për shkak se nuk kishte licencë për revizor, raporton MIA.

Në vend të saj Qeveria ka emëruar Arben Ramadanin, si ushtrues detyre, i cili është revizor i pavarur në Sektorin për Avancimin e Revizionit. Për zëvendës të kryerevizorit të Trupit Rregullator për Revizionin e  Instrumentit për Ndihmën Para-anëtarësimit Qeveria ka emëruar Ivan Ignjatov, i cili është doktor i shkencave ekonomike në temën “Zhvillimi i sistemit të revizionit dhe kontrollit për shfrytëzim efikas të fondeve të BE-së”.

Nga KSHPK-ja për “Telma”-n dje konfirmuan se ligji tregon qartë se kush mund të emërohet kryerevizor dhe se nuk është paraparë ushtrues detyre për këtë pozitë.

“Si qeveri, për dallim nga qeveritë e mëparshme, punojmë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme para qytetarëve dhe ai gabim është korrigjuar, duke zgjedhur ekspertë si drejtor ashtu edhe zëvendësdrejtor, ligji e lejon këtë dhe do të ketë konkurs, ligji atë nuk e ndalon. Antikorrupsioni thotë të kundërtën, por ligji nuk e ndalon atë që thoni ju dhe së shpejti sot do të publikohet konkurs dhe në atë konkurs do të jenë ata të cilët tani janë ushtrues detyre në praktikë të konfirmuar si zgjidhje kadrovikem, nëse nuk ka të tjerë të interesuar të cilët i përmbushin kushtet”, tha Mickoski.

Ndryshe, më 11 gusht Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shkarkoi Afrona Vërzivollin, e cila ishte e emëruar ushtruese detyre revizore kryesore e Trupit revizor për revizion të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese për shkak të mospasjes së licencës për revizore. Në vendin e saj është emëruar Arben Ramadani.

Delegacioni i BE-së në Shkup kishin paralajmëruar se do ta hetojnë këtë emërim pasi që ajo nuk posedon licencë për revizor. Nga Koalicioni “Vlen” prej nga edhe vjen ky propozim për emërim, dje kumtuan se para disa ditësh e kanë tërhequr emërimin e Afrona Vërzivollit si revizore e fondeve IPA.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 20:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?