Raphinha ‘merr për dore’ Barcelonën: Jam në formën më të mirë tani, por nuk do të ndalem

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Dhjetor, 2024 13:59

Raphinha ‘merr për dore’ Barcelonën: Jam në formën më të mirë tani, por nuk do të ndalem

Një nga lojtarët më të mirë që nga fillimi i sezonit, Raphinha (21 ndeshje dhe 16 gola në të gjitha garat), shkëlqeu edhe një herë të martën gjatë fitores së Barcelonës në fushën e Mallorca, duke shënuar dopietë në triumfin 5-1.

Sulmuesi anësor brazilian nuk ka qenë kurrë kaq në formë, që nga fillimi i karrierës së tij, dhe është plotësisht i vetëdijshëm për këtë: “E dinim që ishte e rëndësishme të fitonim sërish.

Po kështu, e dinim që në tri ndeshjet e fundit na kishte munguar diçka për të arritur rezultatin e duhur. Nuk do të thosha se luajtëm ndeshjen tonë më të mirë, por arritëm atë që ishte më e rëndësishmja: të fitonim”.

Duke folur për performancën e tij, braziliani shtoi: “Unë? Po, po, jam në kulmin e formës tani, por nuk dua të ndalem. Synoj të bëj më shumë për këtë ekip, sepse e dua vërtet shumë. Gjithçka që mund ta ofroj në fushë, do ta bëj”.

Ish-lojtari i Rennes po tregon nivel të jashtëzakonshëm këtë sezon, duke u shndërruar në një pikë kyçe për skuadrën e Barcelonës.

44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Dhjetor, 2024 13:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?