Waitz: Në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut po ndërtohen narrativa që krijojnë përçarje

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2025 10:16

Waitz: Në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut po ndërtohen narrativa që krijojnë përçarje

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, ka kritikuar ashpër zhvillimet politike në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar si investime në narrativa përçarëse që rrezikojnë marrëdhëniet fqinjësore dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Në një intervistë për “Sloboden Peçat”, gjatë Forumit të Zgjerimit në Bruksel, Waitz tha se në Bullgari po zhvillohet një narrativë kombëtare “që krijon përçarje dhe është e drejtuar kundër fqinjit”, por shtoi se diçka e ngjashme po ndodh edhe në Shkup.

“Ajo që shohim në anën bullgare është një zhvillim i fortë i një narrative kombëtare që krijon përçarje dhe drejtohet kundër fqinjit dhe, në fakt, kundër miqve të tyre më të ngushtë në rajon. Por, për fat të keq, Kryeministri juaj po investon në diçka të ngjashme edhe në anën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Waitz.

Ai paralajmëroi se ushqimi i këtyre ndjenjave dhe rritja e hendekut mes shoqërive “nuk na çon drejt një Bashkimi Evropian të suksesshëm”.

Pse mungoi RMV-ja në Forumin e Zgjerimit?

I pyetur për faktin që të gjitha vendet kandidate morën pjesë në Forum, përveç Maqedonisë së Veriut, Waitz tha se nuk ka informacione të sakta për arsyet e mungesës, por u shpreh i bindur se ftesa ka ekzistuar.

“Jam i sigurt se përfaqësues nga Maqedonia e Veriut u ftuan të merrnin pjesë sot… Do të habitesha nëse kjo do të vinte nga Komisioni Evropian. Kjo nuk është ndëshkim. Jam i sigurt se pati ftesë dhe se pati disa probleme pse Kryeministri Mickoski ose ministri i Jashtëm Mucunski nuk mundën të merrnin pjesë,” tha ai.

“Problemi është bllokada bullgare”

Waitz theksoi se sfida kryesore në raportet mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut mbetet vetoja bullgare.

“Nga ana e BE-së, ekziston bllokada nga Bullgaria. Kjo është problematike edhe për Unionin. Ky është problemi për të cilin duhet të flasim,” u shpreh ai.

Perceptimi në BE për Maqedoninë e Veriut mbetet pozitiv

Pavarësisht sfidave politike dhe bllokadës, raportuesi i PE siguroi se në institucionet evropiane ekziston angazhim i fortë për të mbështetur Shkupin në rrugën drejt integrimit.

“Atmosfera e përgjithshme ndaj Maqedonisë së Veriut është pozitive. Më kontaktojnë rregullisht anëtarë të Komisionit Evropian dhe të shërbimeve për të ofruar mbështetje dhe për të gjetur zgjidhje. Ka shumë angazhim këtu për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj,” tha Waitz. Gazeta Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2025 10:16
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë