Sulejman Lamallati, është dënuar me dy vite burg dhe i është vazhdar paraburgimi, pasi u shpall fajtor për sulm fizik dhe verbal ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska. Incidenti ndodhi më 11 korrik në lagjen Çair, gjatë një inspektimi të kryetares pas një denoncimi për ndërtim pa leje, shkruan Flaka
Vendimi u shpall sot në Gjykatën Penale. Sipas aktakuzës, Lamallari kishte mbërritur me trotinet elektrik dhe e kishte sulmuar fizikisht e verbalish Arsovskën, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke i bërë kërcënime serioze. Arsovska deklaroi se i akuzuari ishte i njëjti person që më herët i kishte dërguar kërcënime përmes rrjeteve sociale, të cilat ajo i kishte publikuar edhe në profilin e saj.
Sulejman Lamallatri, ish-i punësuar në Ndërmarrjen Publike “Parku dhe Gjelbërimi”, gjatë seancës ku mbrojtja e tij paraqiti prova, mohoi akuzat duke thënë se nuk e kishte goditur ai kryetaren, por përkundrazi, sipas tij, Arsovska e kishte goditur dhe e kishte filmuar me telefon. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
2 Shtator, 2025 13:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.