Reagimi i Policisë së Kosovës në sulmin terrorist në Banjskë, BE: Nivel i lartë i profesionalizmit!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 19:48

Reagimi i Policisë së Kosovës në sulmin terrorist në Banjskë, BE: Nivel i lartë i profesionalizmit!

Bashkimi Evropian ka publikuar sot Raportin e Progresit ku jepen vlerësime për vendim për secilën fushë. Në një pjesë të raportit kushtuar reagimit të Policisë së Kosovës me rastin e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

Raporti i Progresit vlerëson se Policia e Kosovës ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit.

“Reagimi ndaj sulmit të shtatorit 2023 në Banjska ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit të Policisë së Kosovë. Policia e Kosovës ka rekrutuar dy gjenerata të reja të oficerëve serbë të Kosovës, Prokuroria Speciale ka rekrutuar nëntë prokurorë speciale shtesë. Numri i aktakuzave në rastet e krimit të organizuar është rritur në vazhdimësi. Ligji i ri për Prokurorinë Speciale bën të mundur ngritjen e ekipeve hetimore multidisiplinare në rastet komplekse dhe ofron një bazë ligjore për njësinë e Hetimit Special të policisë për të trajtuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Kosova miratoi një strategji të re për drogën; u bë funksional Observatori Kombëtar i Drogës. Kosova përmirësoi qeverisjen e migracionit dhe zhvilloi një fushatë informuese për udhëtimin pa viza në BE, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2024. Gjithashtu, Kosova miratoi një ligj të ri për Agjencinë e Regjistrimit Civil. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme.”, thuhet në raport.

Më tutje thuhet se Kosova duhet të ndryshojë ligjin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për ta harmonizuar me direktivat përkatëse të BE’së dhe të rritet numri i dënimeve për personat që merren me pastrim parash.

“Në vitin e ardhshëm, Kosova duhet në veçanti: → të ndryshojë Ligjin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për ta harmonizuar atë plotësisht me direktivat përkatëse të BE-së; dhe të rritet numri i dënimeve për pastrim parash; të ngrihet një qendër kombëtare për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm; → të vazhdojë zbatimin e Planit të Veprimit të BE-së për migracionin në Ballkanin Perëndimor; të zbatojë një sistem të integruar të menaxhimit të kufijve në përputhje me legjislacionin aktual dhe praktikat më të mira evropiane; të ndryshojë Ligjin për të huajt në përputhje me standardet e BE-së; dhe të harmonizojë në mënyrë progresive legjislacionin e tij me politikën e vizave të BE-së; → të mbajë fushatën e saj të komunikimit për të drejtat dhe detyrimet që lidhen me udhëtimin pa viza në BE, të përmirësojë kontrollet në nisje dhe të angazhohet me shtetet anëtare më të prekura të BE-së për të shmangur aplikimet e pafinancuara për azil.”

117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?