Real Madrid pritet të aktivizojë klauzolën e riblerjes për Nico Paz në vlerën prej 10 milionë eurosh në ditët e ardhshme, duke siguruar rikthimin e talentit argjentinas në “Santiago Bernabéu”.
Sipas raportimeve nga Sky Sport, pas aktivizimit të klauzolës, klubi madrilen planifikon ta vlerësojë lojtarin rreth 60 milionë euro, duke e konsideruar si një nga asetet e rëndësishme për të ardhmen.
Nga ana tjetër, Como pritet të zhvillojë një takim me Real Madridin gjatë javës për të diskutuar mundësinë që Nico Paz të mbetet edhe një sezon tjetër në Itali, por një skenar i tillë shihet si pak i mundshëm.
Mesfushori argjentinas ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij dhe rikthimi i tij te Real Madridi shihet si pjesë e planit afatgjatë të klubit për të forcuar gjeneratën e re të skuadrës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Qershor, 2026 15:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.