RMV, inspektorët nga nesër do të kontrollojnë nëse respektohet marzhi për mjetet shkollore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:50

RMV, inspektorët nga nesër do të kontrollojnë nëse respektohet marzhi për mjetet shkollore

Inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror të Tregut (IShT) nga nesër do të jenë në terren për të kontrolluar tregtarët nëse kanë vepruar në përputhje me vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhit në mjete shkollore, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski, në një postim në profilin e tij në Facebook, thotë se inspektorët do të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre që dalin nga vendimi i qeverisë dhe sipas Ligjit për tregti.

“Theksoj se Inspektorati Shtetëror i Tregut do të veprojë ekskluzivisht për kontrollin e çmimeve të përcaktuara me Vendim, por nuk ka kompetencë të veprojë, as të ndikojë në formimin e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë”, thotë Trajkovski.

Trajkovski thotë edhe deri tani, Inspektorati nuk do të bëjë kompromis për këtë vendim për askënd.

“Ligji do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe të gjithë tregtarët e përfshirë në Vendim kanë detyrimin ta respektojnë atë”, shton ai.

Ai u bën thirrje qytetarëve që nëse vërejnë parregullsi në zbatimin e këtij vendimi të lajmërohen në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin 191 ose në ueb faqen www.dpi.gov.mk.

Qeveria në mbledhjen e djeshme vendosi kufizimin e marzheve për mjetet shkollore dhe e quajti masën “Më pak shpenzime, më shumë për ju”.

Sipas masës, me marzhe të ngrira 5 përqind në shitje me shumicë dhe 10 përqind në pakicë do të shiten, fletore, çanta shpine, shkumësa, plastelinë, stilolapsa, markera, akrilik dhe ngjyra uji, furça, vizore dhe materiale didaktike, mprehëse, goma, gërshërë, kuti,  shkumësa, etj.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?