Scaloni: “Asgjë nuk do të jetë njësoj pa Messin”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Tetor, 2026 14:06

Scaloni: “Asgjë nuk do të jetë njësoj pa Messin”

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur me emocione për Lionel Messin dhe ditën kur ylli argjentinas nuk do të jetë më pjesë e kombëtares.

Scaloni pranoi se futbolli do të jetë ndryshe pa Messin, duke theksuar se askush tjetër nuk ka arritur të përcjellë të njëjtën ndjesi në fushë.

“Kam njohur dhe kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj, por nuk kam parë askënd tjetër të përcjellë atë lloj ndjenje. Vetëm Lionel Messi”, u shpreh Scaloni.

Ai shtoi se dita kur Messi të zbresë në fushë në Monumental do të jetë e paharrueshme për të gjithë.

“Do të jetë dita e tij, por edhe dita e shokëve të skuadrës që ndanë gëzimet më të mëdha të futbollit me të. Për mua, do të jem thjesht spektator dhe do ta përjetoj gjithçka”, tha trajneri i Argjentinës.

Scaloni theksoi se ajo që do të mungojë më shumë do të jetë pikërisht emocioni që Messi transmeton vetëm duke qenë në fushë.

Flaka

304

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Tetor, 2026 14:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
304

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut