Serbia kërkoi sqarim nga Maqedonia e Veriut rreth arratisjes së Ramadanit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:02

Serbia kërkoi sqarim nga Maqedonia e Veriut rreth arratisjes së Ramadanit

Ministri për punë të brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, deklaroi që Beogradi kërkon sqarim nga autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut për arratisjen e Blerim Ramadanit, i cili ishte arrestuar në Maqedoninë e Veriut ne bazë të një fletarresti të Interpolit, kërkuar nga Serbia, raporton Radio Evropa e Lirë.

Daçiqi e vlerësoi arratisjen e Ramadanit nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut si “skandal”.

“Bëhet fjalë për një përfaqësues i UÇK-së terroriste që ka kryer krime ndaj Serbisë në Kosovë dhe Metohi dhe të cilin Serbia e kërkon për të dal para gjyqit”, deklaroi Daçiq.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut më 15 gusht ka lëshuar fletarrest qendror pasi Blerim Ramadani ishte arratisur nga arresti shtëpiak. Ai më 17 korrik ishte ndaluar në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Ministri serb i policisë, Ivica Daçiq, më 25 korrik, kërkoi nga autoritetet e Shkupit ekstradimin e Ramadanit në Serbi.

Më 9 gusht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njoftoi se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani, pasi më 1 gusht ishte zhvendosur që ai të kalon nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Ramadani, sipas mediave kosovare, është shtetasi i tretë i Kosovës si ish-ushtar i UÇK-së, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut me urdhër të Serbisë. Gafur Dugoli dhe Tomor Morina janë arrestuar edhe në të kaluarën, por me vendim gjykate janë liruar.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?